Maqedoni

Azizi, liria e mediave themeli i lirisë në shoqërinë tonë

03.05.2026 16:26

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, vlerëson se një shoqëri demokratike...

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, vlerëson se një shoqëri demokratike nuk mund të ekzistojë pa media të lira e profesionale. 
 
Sipas saj informimi i drejtë dhe i paanshëm është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve dhe forcohet demokracia.
 
“Liria e mediave nuk është vetëm e drejtë e gazetarëve, por një e drejtë e çdo qytetari për të qenë i informuar në mënyrë të saktë dhe transparente. Ajo nënkupton përgjegjësi, integritet dhe respekt për të vërtetën, por edhe mbrojtje nga çdo formë presioni apo ndikimi”, thekson Azizi.
 
Ajo njëherit thekson se institucionet duhet të jenë gjithmonë të hapura ndaj pyetjeve, kritikave dhe vëzhgimit publik, sepse vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë besim të qëndrueshëm me qytetarët.