Botë
Dy ligjvënës amerikan, kundër tërheqjes së 5000 trupave nga Gjermania
03.05.2026 18:06
Dy ligjvënës të lartë republikanë kanë kritikuar vendimin e Pentagonit...

Dy ligjvënës të lartë republikanë kanë kritikuar vendimin e Pentagonit për të shkurtuar 5,000 trupa amerikane të stacionuara në Gjermani, duke thënë se kjo rrezikon të dëmtojë mbrojtjen dhe do t’i dërgojë sinjalin e gabuar Rusisë.
Roger Wicker dhe Mike Rogers, të cilët kryesojnë komitetet e shërbimeve të armatosura të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, thanë se në vend që të tërhiqen, këto trupa duhet të zhvendosen më në lindje. Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se ishin shumë të shqetësuar nga vendimi, ndërsa aleatët evropianë po shkojnë drejt shpenzimit më të madh të PBB-së së tyre për mbrojtje.
“Zvogëlimi i parakohshëm i pranisë së Amerikës në Evropë përpara se këto aftësi të realizohen plotësisht rrezikon të minojë parandalimin dhe t’i dërgojë sinjalin e gabuar Vladimir Putinit. Në vend që të tërheqë tërësisht forcat nga kontinenti, është në interesin e Amerikës të ruajë një pengesë të fortë në Evropë duke i zhvendosur këto 5,000 forca amerikane në lindje.”, thuhet në deklaratë.
Trump, do ta zvoglojmë numrin shum më shumë se 5000
Por presidenti Trump paralajmëroi se mund të ketë shkurtime të mëtejshme.
“Do ta zvoglojmë shum, edhe atë shum më shumë se 5 mijë”, deklaroi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
SHBA-të kanë më shumë se 36,000 trupa aktive në Gjermani. Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë tha se vendimi i Pentagonit ishte “i parashikueshëm”, por evropa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e sajë.
FITIM KRYEZIU
