Botë
Gazë, rreth 8 mijë trupa njerëzish ende nën rrënoja
03.05.2026 18:32
Rreth 8 mijë trupa palestinezësh besohet se ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës...
Rreth 8 mijë trupa palestinezësh besohet se ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës, ku është pastruar më pak se një për qind e mbeturinave pas luftës dyvjeçare në enclave ka thënë një zyrtarë I OKB-së.
Një zyrtar nga Programi i Zhvillimit i OKB-së, i ka thënë Gazetës Haaretz, se ritmi i ngadaltë i largimit të rrënojave nënkupton se procesi i pastrimit mund të zgjasë deri në shtatë vjet.
“Mijëra trupa vazhdojnë të jenë të varrosur nën ndërtesat e shembura në të gjithë enklavën”, tha zyrtari I UNDP-së.
Ndërkohë autoritetet palestineze në Gazë ankohen se Izraeli ka vazhduar sulmet edhe pas armëpushimit, me çrast janë vrarë rreth 828 palestinezë dhe 2 mijë e 342 të tjerë janë plagosur. OKB vlerëson se kostot e rindërtimit në Gazë arrijnë në rreth 70 miliardë dollarë.
