Maqedoni
Aksident në Hasanbeg, humb jetën 21 vjeçari
09.06.2015 14:32
Një 21 vjeçar humbi jetën mbrëmë në një aksident automobilistik...

Aksidenti ndodhi në Hasanbeg të Shkupit, që ndodhi në udhëkryqin mes rrugëve ‘Metodija Andonov Çento’, ‘Palmiro Toljati’ dhe ‘Sreçko Puzhallka’.
Deri tek aksidenti erdhi kur një veturë e tipit ‘Opel’ e drejtuar nga 47 vjeçari B.M nga Shkupi, u përplas me motoçikletën që e drejtonte viktima Erkan B, informojnë nga policia.
Erkani është lënduar rëndë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Qytetit, por mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë dhe 21 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
