Botë

Gazë, komiteti egjiptian mbështetje për 5000 çifte

03.05.2026 17:40

Kur jemi te Gaza, jeta vazhdon edhe në kushte të vështira...

Kur jemi te Gaza, jeta vazhdon edhe në kushte të vështira me të cilat përballen banorët atje. Nën kujdesin e Komitetit Egjiptian të Ndihmës, të shtunën realizua një iniciativë për të mbështetur mbi 5,000 çifte në Rripin e Gazës.
 
Projekti ofron paketa thelbësore strehimi, të cilat përfshijnë tenda cilësore dhe pajisje bazë shtëpiake, me qëllim që çiftet e reja të mund të nisin jetën e tyre bashkëshortore. Ceremonia festive u karakterizua nga një paraqitje e pasur e trashëgimisë tradicionale arabe, duke përfshirë, muyikë, shfaqje me kuaj dhe parada me deve. 
 
“Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të inkurajojnë qëndrueshmërinë dhe lidhjen e thellë me tokën tonë. Sot, Egjipti vazhdon misionin e tij për t’i shërbyer popullit të Rripit të Gazës duke shpërndarë paketa strehimi për mijëra çifte të reja, duke siguruar bazën për të nisur jetën e tyre”, u shpreh drejtori i Komitetit Egjiptian të Ndihmës, Hatem Abu Al-Hussein.
 
“Sot jemi këtu në selinë e Komitetit Egjiptian, i cili përpiqet të rikthejë gëzimin në zemrat tona, pavarësisht dhimbjes që kemi përjetuar. E falënderojmë Komitetin Egjiptian për shërbimet e tij; si dhëndër, dua të them se Palestina dhe Egjipti janë një popull i vetëm”, u shpreh dhëndri.