Irani: Do të mbrojmë Ngushticën e Hormuzit
Irani ka paralajmëruar sulme...

Irani ka paralajmëruar sulme ndaj çdo “ushtrie të huaj” që do të përpiqet të sulmojë. Gjeneral major, Ali Abdollahi, komandanti i Shtabit Qendror Khatam al-Anbija të Iranit, ka deklaruar se Teherani do të mbrojë sigurinë e ngushticës “me forcë të plotë”.
“Ne e ruajmë dhe e menaxhojmë fuqishëm sigurinë e Ngushticës së Hormuzit me forcë të plotë dhe u njoftojmë të gjitha anijeve tregtare dhe cisternave të naftës të përmbahen nga çdo tranzit pa koordinim me forcat e armatosura të stacionuara në Ngushticën e Hormuzit, në mënyrë që siguria e tyre të mos rrezikohet”, - ka thënë Abdollahi.
Ai ka thënë se rruga ujore është nën kontrollin e forcave të armatosura të Iranit dhe çdo veprim ndryshe, sipas tij, do të sjellë ndërlikime të situatës dhe rrezikim të sigurisë së anijeve.
Trampi mesazh Iranit: Të gjitha kartat i kam unë
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të Donald Trampit duke mbajtur karta Uno, të shoqëruar me mesazhin “Unë i kam të gjitha kartat.”, një veprim që po interpretohet si demonstrim force ndaj Iran në mes të tensioneve të vazhdueshme për programin bërthamor dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit.
Në deklaratat e tij të fundit publike, Trampi ka theksuar se objektet bërthamore iraniane janë dëmtuar rëndë nga sulmet amerikane, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për rifillimin e aktivitetit do të përballet me reagim të fortë ushtarak.
