Ukraina dërgon dronët në Moskë, sulm shumë pranë Kremlinit

04.05.2026 13:16

Një shpërthim është regjistruar gjatë natës në Moskë...

Një shpërthim është regjistruar gjatë natës në Moskë, rreth gjashtë kilometra larg Kremlinit, ku sipas raportimeve paraprake dyshohet për një sulm me dron.

Sipas raportimeve, dëmet janë konstatuar në katin e sipërm të një pallati apartamentesh pranë Kulla Mosfilm, një kompleks rezidencial luksoz në perëndim të qendrës së qytetit. Në zonë janë parë gjithashtu mbetje të dyshuara të dronit, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Kjo zonë konsiderohet elitare dhe ndodhet pranë ambasadave dhe rezidencave diplomatike, çka e bën incidentin edhe më të ndjeshëm nga pikëpamja e sigurisë.

Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobjanin, konfirmoi ngjarjen përmes një postimi në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se nuk ka raportime për viktima.