Mbyllet java e 30-të, luftë e fortë për mbijetesë

04.05.2026 14:19

Java e 30-të e LPFM-së, ka sjellë një panoramë të re...

Java e 30-të e LPFM-së, ka sjellë një panoramë të re dhe mjaft intensive për sa i përket llogarive të sezonit, duke kristalizuar fatet e disa skuadrave dhe duke ndezur maksimalisht luftën në skajet e tabelës.

Me mbylljen e të gjitha takimeve, zhvendosja kryesore u regjistrua në zonën e lartë, ku Vardari, falë fitores jetike 0-2 në transfertën ndaj Bashkimit, arriti të sigurojë +6 pikë epërsi ndaj Shkëndijës së Tetovës, që në transfertë luajti vetëm 1:1 me Sileksin.

Ky rezultat e ka nxjerrë Shkëndijën, thuajse përfundimisht nga gara për titullin e kampionit, pasi në lojë kemi 9 pikë dhe skuadra nga kryqendra ka 6 pikë më shumë. Ndërsa Struga TL, pavarësisht humbjes befasuese në shtëpi ndaj Breras, vazhdon të mbajë një pozicion komod, pozita e tretë në renditje me 62 pikë ose 9 më shumë se Sileksi në pozitën e katërt.

Megjithatë skuadra veriore është më pranë daljes në Evropë përmes garave të kupës, pasi luan në gjysmëfinale.

Ndërkohë, vëmendja më e madhe tashmë është zhvendosur te rivaliteti i ashpër te mbijetesa direkte apo “play off-i”, ku barazimet e kësaj jave dhe fitorja e Brerasë, në Strugë në minutat e fundit e kanë bërë situatën tejet dramatike.

Rabotniçki, Pelisteri si dhe Arsimi nuk arritën të shfrytëzonin hapat falsë të njëra-tjetrës, pasi të tria skuadrat u ndalën në barazimet mes vete në kryeqendër në një ndeshje me 6 gola, respektivisht ndaj Tikveshit  1:1, duke e lënë fatin e biletës së fundit për  mbetje direkte apo përmes  “play-offit” të hapur deri në sekondat e fundit të kampionatit.

Ky ngushtim i distancave është reflektuar akoma më fort në fundin e klasifikimit, ku Rabotniçki, Makedonija Gj.P dhe Pelisteri, ndodhen në një dallim prej 4 pikëve, duke e bërë çdo javë të mbetur një finale të mirëfilltë për të shmangur rënien direkte apo zonën e “play –offit”. (Safet Ademi, TVM2)