Qazim Laçi shënon gol në fitoren e Rizesporit
04.05.2026 14:34
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi...

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, po vijon paraqitjet mbresëlënëse në kampionatin turk me fanellën e Rizesporit.
Gjatë javës së 32-të të Super Ligës, 30-vjeçari shënoi golin e baraspeshës në minutën e 18-të të sfidës kundër Konyasporit.
Ky realizim shënon golin e tij të shtatë në 30 ndeshje të luajtura në kampionat gjatë këtij sezoni.
Laçi ishte lojtari më i vlerësuar i ndeshjes, me notën 9.1 nga “Sofa Score”.
