Mitrovski sërish shënon gol në Slloveni

04.05.2026 16:42

Sulmuesi shkupjan Dimitar Mitrovski...

Sulmuesi shkupjan Dimitar Mitrovski, që luan tek skuadra e Olimpias nga Lubljana edhe në këtë fundjavë ka shënuar gol në fanellën e skuadrës nga kryqendra sllovene.

Kësaj radhe ai shënoi gol në fitoren e lartë 3:0 të skuadrës së tij ndaj Primorjes.

Mitrovski, golin  e tij të katërt në këtë sezonë në elitën e futbollit slloven e shënoi në minutën e 62, kur Olimpia avansoi me 2:0.

Skuadra e tij për momentin mban pozitën e pestë në renditje.