Bazeli e mundi Tunin, për këta të fundit shpallen kampion të Zvicrës!

04.05.2026 14:55

Thuni pësoi 3:1 në udhëtim nga Baseli të shtunën...

Thuni pësoi 3:1 në udhëtim nga Baseli të shtunën, në kuadër të xhiros së 35-të të elitës helvetike. Dy futbollist shqiptar ishin protagonist në këtë takim.

Golin për Thunin, që avancoi 1:0 në minutën e 41-të, e shënoi mesfushori kosovar Valmir Matoshi. Ndërsa në anën tjetër Albian Ajeti shënoi për epërsinë 2:1 të Baselit në minutën e 87-të.  Megjithatë krahas humbjes Thuni, ka regjistruar suksesin më të madh deri më tani. Falë fitores 3:0 të Sionit ndaj St. Gallenit, Thuni e ka siguruar titullin e parë të kampionit të Zvicrës në futboll.

Tri xhiro para fundit të edicionit, Thuni i ka 74 pikë, plot 11 më shumë se St. Galleni i vendi të dytë. Thun ka një histori 128 vjeçare.