Arbër Hoxha shënon për kampionin kroat

04.05.2026 15:25

Arbër Hoxha ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit të Kroacisë....

Arbër Hoxha ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit të Kroacisë. Skuadra e tij Dinamo Zagreb, në tarnsfertë me 3:1 e mundi Gorica, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 33-të.

Hoxha realizoi në minutën e pestë për 1:0, ndërsa luajti deri në minutën e 68-të.

Për sulmuesin e kombëtares shqiptare ishte  ky goli i shtatë të edicionit të sivjem. Ai ka edhe pesë asistime për kampionin e këtij sezoni në Kroaci.

Dinamo Zagrebi, para përfundimit të kampionatit matematikisht e ka fituar titullin e 26-të, kampion i Kroacisë.