Botë

Peru–aksident, kamioni rrëzohet në greminë, 17 të vdekur

09.06.2015 14:35

Një kamion mbeturinash, në të cilin udhëtonin fëmijë të një shkolle rajonale, ka rënë në një greminë në alpet e Perusë...

Një kamion mbeturinash, në të cilin udhëtonin fëmijë të një shkolle rajonale, ka rënë në një greminë në alpet e Perusë, duke lënë të vdekur 17 persona-kryesisht fëmijë dhe duke lënduar 54 të tjerë.
 
Fëmijët  ktheheshin nga një festë në një krahinë malore. Kamioni po kalonte një kthesë të rrezikshme kur u përplas me shkëmbin dhe rrëshqiti, duke lënë të vdekur e të lënduar fëmijët, mësuesit dhe prindërit. Kamioni ishte vetëm 15 minuta larg destinacionit përfundimtar kur u rrëzua.  
 
“Ishim në një paradë në Kavinjilio. Mjet transporti ishte një kamion i komunës që na lanë në shërbim, pasi komuna jonë nuk ka autobusë shkollor”- deklaroi mësuesja, Cesar Vallejo.
 
Autoritetet po hetojnë shkaqet e rrëzimit dhe kanë marrë në pyetje shoferin që ka shpëtuar gjallë. 
 
Rrugët në Peru janë shumë të këqija dhe janë shpesh shkas për aksidente të rënda.
 
Për shkak të mungesës së automjeteve të transportit publik, njerëzit udhëtojnë me kamionë të rastit dhe shoferët shpesh e tejkalojnë limitin e pasagjerëve të lejuar.
 
Por, gjithsesi, autoritetet thonë se nuk është normale që për transportin e nxënësve të përdoren kamionët e mbeturinave. 
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU