Interi kampion i Italisë
04.05.2026 15:28
Kështu Interi ka fituar titullin e 21-të, të parin nën drejtimin e Chivu-t si trajner...

Me fitoren 2:0 ndaj Parmës, skuadra e Interit matematikisht ka siguruar titullin e kampionit në Itali.
Ndeshja i takoi xhiros së 35-të të Serie A. Tri xhiro para fundit, Interi është lider me 82 pikë, plot 12 më shumë se Napoli i vendit të dytë.
Kështu Interi ka fituar titullin e 21-të, të parin nën drejtimin e Chivu-t si trajner, të parin nën drejtimin e Marottës si president dhe të parin nën drejtimin e një amerikani.
