Antonelli fiton garën e tretë rradhazi
04.05.2026 15:41
Italiani 19-vjeçar, Kimi Antonelli...

Italiani 19-vjeçar, Kimi Antonelli, ka triumfuar në garën e tretë rresht në Formula 1 në këtë sezon. Piloti i Mercedesit fitoi në Grand Prix të Miamit, para Lando Norrisit të McLarenit. Garën e parë sezonale e fitoi kolegu I tij britaniku George Russell.
Piloti italian pas katër garave të këtij sezoni ka 100 pikë, Russell në pozitën e dytë ka 80, ndërsa i treti në renditje është Leclerc me 63 pikë.
Gara e ardhshme është ajo e 24 majit, e cila do të zhvillohet në Montreal.
