Botë
Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Me rëndësi, bashkimi i Evropës
04.05.2026 16:57
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbërriti këtë mëngjes në vendin...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbërriti këtë mëngjes në vendin ku do të mbahen punimet samitit të 8-të të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan të Armenisë, me pjesëmarrjen e 48 kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga i gjithë kontinenti, si dhe për herë të parë me pjesëmarrjen e një vendi jo evropian, Kanadasë.
Në lidhje me procesin e integrimit evropian, Rama theksoi se “Samiti i Komunitetit Politik Evropian është një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta”.
