Botë
ShBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit
04.05.2026 17:41
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, njoftoi se nga 4 maji forcat amerikane...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, njoftoi se nga 4 maji forcat amerikane do t’i shoqërojnë anijet neutrale të bllokuara pranë Ngushticës së Hormuzit, për t’i nxjerrë në mënyrë të sigurt nga zona.
Ai tha se kjo është një masë “humanitare”, ndërsa shtoi se ShBA-ja po zhvillon “bisedime pozitive” me Iranin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
Në një postim në rrjetin Truth Social, Trampi paralajmëroi se ShBA-ja do të reagojë, nëse Irani përpiqet ta pengojë këtë mision - gjë që mund të rrezikojë edhe armëpushimin aktual.
“Nëse, në çfarëdo mënyre, ky proces humanitar pengohet, atëherë ajo ndërhyrje, fatkeqësisht, do të duhet të trajtohet me forcë.”, tha Trampi.
Një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi se Teherani do ta konsiderojë çdo përpjekje të ShBA-së për të vepruar në ngushticë si shkelje të armëpushimit.
“Çdo ndërhyrje amerikane në regjimin e ri detar të Ngushticës së Hormuzit do të konsiderohet shkelje e armëpushimit.”, shkroi në X Ebrahim Azizi, udhëheqës i Komisionit për Siguri Kombëtare të Parlamentit iranian.
