Hendboll, Vardari në një mision gati të pamundur
Hendbollistët e Vardarit...

Hendbollistët e Vardarit, sonte në mbrëmje do të kenë një detyrë të vështirë në fushën vendase në Shkup, për të përmbysur disavantazhin prej dhjetë golash kundër Montpellier pas ndeshjes së parë të çerekfinales në EHF European League.
Trajneri i “kuqezinjve”, Ivan Çupiç, para ndeshjes në takimin me gazetarë tha se beson që përmbysja është e mundur. Lojtarët e tij në ndeshjen e parë në transfertë humbën me rezultat 33:23.
“Nuk është se sa dua të fitojë, por është ajo se sa e urej të humas. Sipas mendimit tim patëm momente të mira dhe të këqija. Në pjesën e parë luajtëm më të disiplinuar dhe për herë të parë këtë sezon luajtëm duke kontrolluar rezultatin. Po përgatitemi dhe dua që të gjithë të besojnë, sepse në këtë sallë është shumë e vështirë të luhet dhe të gjithë na respektojnë. Duhet të paraqitemi në një dritë më të mirë dhe të besojmë se mund ta arrijmë atë diferencë prej dhjetë golash. Ndoshta do të më thoni se jam i çmendur, por askush nuk na ndalon të ëndërrojmë dhe të besojmë.”. – tha trajneri i KF Vardar 1961, Ivan Çupiç.
