Titulli në kupën evropiane të EHF do të vendoset në Ohër
05.05.2026 14:53
Klubi i Hendbollit Ohri...

Klubi i Hendbollit Ohri u kualifikua në finalen e Kupës Evropiane të EHF, ku për kundërshtar ka ekipin e Tatabanya. Sot, përmes shortit, u vendos se cila skuadër do të jetë mikpritës i ndeshjes së parë dhe cila e ndeshjes së dytë finale.
Goglat deshën që ndeshja e kthimit të luhet në Ohër, që do të thotë se buzë liqenit të Ohrit, do të bie vendimi se cila skuadër do të jetë kampion i këtij kompeticioni. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 23/24 maj në Hungari, ndërsa e dyta më 30/31 maj në Ohër.
Për ekipin hungarez të Tatabanya luan edhe reprezentuesi i Maqedonisë, Filip Taleski. Fitues aktual i Kupës Evropiane të EHF është skuadra shkupjane e Alkaloid.
