Minnesota fiton në fushën e San Antonios, Nju Jorku fiton tri ndeshje rresht me +25

05.05.2026 15:07

Knicks, skuadra e parë në historinë e NBA me 3 fitore radhazi në playoff me mbi 25 pikë diferencë. Basketbollisti i San Antonios, francezi Vembanjama me 12 bllokime vendosi rekord në “play – off”...

Kanë nisur sot ndeshjet e para gjysmëfinale play off në NBA. Në Konferencën e Lindjes, skuadra e New York arriti një fitore të thellë 137-98 në shtëpi ndaj Philadelphia dhe avansuan me 1:0 në serinë prej katër fitoreve. Ishte kjo një ndeshje për histori e dirigjuar nga skuadra vendase, ku shkëlqeu Jalen Brunson, autor i 35 pikëve.

Neë York, u bë skuadra e parë në historinë e “play-offit” të NBA-së, që në tri ndeshje rresht shënon fitore me së paku 25 pikë.

Sipas të dhënave të “Sportradar”,  që nga sezoni 1996/97 u bë skuadra e parë e cila në tri ndeshje rresht ka pasur avantazhin më spaku 30 pikë.  Në radhët e Philadelphia më i spikatur ishte Pol Jorge, që ndeshjen e përfundoi me 17 pikë.

Në Perëndim, ekipi i Minnesota vazhdon të befasojë, duke triumfuar me 104-102 në shtëpinë e San Antonio. Po ashtu edhe këta avansuan me 1:0 në serinë e fitoreve.

Për San Antonion, ishte kjo vetëm disfata e dytë në 17 ndeshjet e fundit hapëse të serisë “play – off” në parket vendas.

Vembanjama, me 11 pikë 15 kërcime e 12 bllokime, vendosi rekord të NBA-së në këtë fazë të garave. Francezi u bë vetëm basketbollisti i tretë që ka shënuar “triple-double” me 12 bllokime. Ndeshjet e radhës këto katër skuadra do ti luajnë në natën mes të mërkurës dhe të enjtes. (Safet Ademi, TVM2)