Kupa e Maqedonisë, ndeshja Shkëndija - Shkëndija në TVM2

05.05.2026 15:15

Të mërkurën rikthehet në ekranin e TVM2, Kupa e Maqedonisë, që do të zhvillojë ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales. Në programin tonë nga ora 16:00, do të transmetohet ndeshja Shkëndija – Shkëndija që do të luhet në Kumanovë...

Ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë do të zhvillohen këtë mesjavë, duke premtuar emocione dhe rivalitet të lartë, pasi gjithçka është ende e hapur pas fitores së ngushtë në Tetovë dhe barazimit në Ohër, në takimet e para.

Të mërkurën, vëmendja do të jetë te përballja mes  dy Shkëndijave atë të Haraçinës dhe Tetovës, që do të luhet në stadiumin “Bashkimit” në Kumanovë, duke nisur nga ora 16:00. Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 3-2, në të mirë të tetovarëve, duke e bërë këtë duel vendimtar për sigurimin e një bilete në finale. Kjo ndeshje do të vijë në transmetim direkt në TVM2.

Përbalja e dytë ½ finale do të jetë ajo mes Sileksit dhe Ohrit, që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Kratovë, gjithashtu në ora 16:00.

Kjo përballje vjen pas një barazimi 1-1 në ndeshjen e parë, çka garanton një përballje të hapur dhe plot tension deri në minutën e fundit. Veriorët pritet që nesër të shkarkojnë të gjitha “bateritë”, pasi Kupa  shihet si një shpëtim i një sezoni me shumë ulje-ngritje për ta. (Safet Ademi, TVM2)