Maqedoni

Qendra memoriale “Nëna shqiptare”, Ahmeti nderoi të rënët e lirisë dhe dëshmorët

05.05.2026 16:48

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, sot me rastin e “Ditës së dëshmorit”...

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, sot me rastin e “Ditës së dëshmorit”, në Qendrën memoriale “Nëna shqiptare” në Zajaz, nderoi të rënët e lirisë dhe dëshmorët e kombit, që ranë në altarin e lirisë gjatë periudhave të ndryshme kohore.
 
“Sot është një ditë e veçantë e kombit shqiptar që përkujton dëshmorët e rënë në të gjitha periudhat kohore, përkujton nënën shqiptare, simbolin e rezistencës kombëtare dhe bijtë e saj që u flijuan për komb dhe atdhe.”,  deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.