Eliminohet Atletiko Madrid, Arsenali është në finalen e Ligës së Kampionëve!

06.05.2026 13:33

Arsenali është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve...

Arsenali është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26. “Topçinjtë” fituan ndeshjen e dytë të gjysmëfinales kundër Atlético Madridit 1-0 në stadiumin Emirates, pas një barazimi 1-1 në ndeshjen e parë në Metropolitano.

Kjo do të jetë finalja e parë  e “topxhninjëve” pas plotë 20 viteve.

“Është një natë e jashtëzakonshme. Ne bëmë sërish histori së bashku, dhe nuk mund të jem më i lumtur, më krenar për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë klub futbolli. Mënyra se si u pritëm jashtë stadiumit ishte tashmë diçka speciale dhe unike. E dinim sa shumë do të thoshte kjo për të gjithë. Ne dhamë gjithçka në fushë, djemtë bënë një punë të jashtëzakonshme. Dhe po, pas 20 vitesh, dhe për herë të dytë në historinë tonë, jemi përsëri në finalen e Ligës së Kampionëve.” – tha trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

“Mirë, ta marrim hap pas hapi. Besoj se nëse jemi eliminuar, kjo është sepse kundërshtari e meritoi të kalojë më tej. Për të filluar, ata ishin shumë efikasë në rastet që krijuan në pjesën e parë dhe e meritonin të avanconin. Dhe kemi arritur në një fazë që askush nuk e imagjinonte. Thashë se do të garonim dhe ashtu bëmë. Fatkeqësisht, nuk fituam asgjë—kjo është e vërtetë—por arritëm në vende ku nuk është e lehtë të arrish.” – u shpreh trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone.