Maqedoni
OJQ, letër misionit të BE-së dhe Ambasadës së ShBA-ve
09.06.2015 16:22
61 OJQ dorëzuan kërkesë me shkrim para përfaqësive të BE-së dhe SHBA-ve, duke rikujtuar linjat e kuqe deri ku mund të zhvillohen negociatat...

61 OJQ dorëzuan kërkesë me shkrim para përfaqësive të BE-së dhe SHBA-ve, duke rikujtuar linjat e kuqe deri ku mund të zhvillohen negociatat, por edhe duke komentuar deklaratën e eurokomisionerit Han, i cili zgjedhjet parlamentare të 2014-tës i cilësoi si pozitive.
OJQ-të potencuan se duan të rikujtojnë se zgjedhjet efektive nuk do të thotë se janë fer dhe demokratike.
Sipas tyre, nuk duhet të harrohet raporti i OSBE/ODHIR për shumë parregullsi, si informimi selektiv i mediave, mosndarja e shtetit dhe partisë dhe presionet ndaj administratës shtetërore.
“Në letrën tonë potencohet se Gruevski duhet të japë dorëheqje dhe të mos jetë pjesë e qeverisë kalimtare. Procesi zgjedhor deri më tani ka përfaqësuar falsifikat zgjedhor dhe me “bombat” e opozitës ata janë delegjitimuar. Konsideroj se qeveria kalimtare duhet të përfshijë disa reforma, si zgjedhje e prokurorit publik të pavarur, pastrimi i listës zgjedhore dhe RTVM të lirohet nga kangjat e pushtetit”- deklaroi Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.
Sipas Pirovskës, BE dhe ShBA kanë përgjegjësi të madhe për zbatimin e demokracisë në Maqedoni.
“Relativizimi i problemeve, si kriza politike në vend, demokracia dhe mosfunksionimi i institucioneve do të ndihmojnë që të vazhdojë diktatura në vend, që do të jetë dëshpërim për të gjithë qytetarët pro-evropian, që dëshirojnë të jetojnë në demokraci dhe prosperitet”- tha Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.
Mbrëmë, dhjetë OJQ u përballën me dëshmi se kanë qenë të përgjuara dhe qeveria e ka ditur për çdo hap të tyre. Është bërë shkelje drastike e nenit 17 të kushtetutës, andaj kjo qeveri duhet të japë dorëheqje, potencuan OJQ-të.
FLUTURA LATIFI
