Bayern – PSG, ja çfarë thonë trajnerët e të dyja skuadrave!
Ndeshja e parë gjysmëfinale PSG – Bayern Munich...

Ndeshja e parë gjysmëfinale PSG – Bayern Munich, dhuroi spektakël të, duke u mbyllur me plot nëntë gola dhe duke hyrë në histori si gjysmëfinalja me më shumë gola në këtë kompeticion.
Në një përballje me ritëm të jashtëzakonshëm, parisienët triumfuan me rezultatin 5-4. Akti i dytë mes këtyre dy skuadra që thyen rekordet e ½ finales do të nis në ora 21:00.
“Siç themi gjithmonë si trajnerë, zakonisht ka një ndryshim midis ndeshjes së parë dhe të dytë – qoftë në rezultate, statistika apo në dallimet mes dy skuadrave. Por në këtë rast, nuk mund të them çfarë do të jetë ndryshe nga ajo që pamë në ndeshjen e parë. Nuk mendoj se ndonjëra skuadër pranon që tjetra është më e mirë, dhe një përsëritje e kësaj mund të jetë interesante. Pavarësisht se çfarë pres, e dimë që do të jetë – dhe e kam menduar shumë – një përballje e nivelit shumë të lartë mes skuadrave që pa dyshim janë ndër më të mirat në Evropë.” – tha trajneri i PSZh-së, Luis Enrique.
“Jo, kjo nuk është thjesht një ndeshje tjetër. Çdo ndeshje është e ndryshme. Por në rastin tim, nuk e di si është për trajnerët e tjerë, por sigurisht që kam qenë 23 vite në futbollin e nivelit të lartë. Unë gjithmonë mendoj për këto ndeshje dhe nuk ka ndonjë recetë sekrete. Ajo që mendoj gjithmonë për këto ndeshje është: mos e luaj ndeshjen një ditë më parë. E dini, loja luhet kur bie bilbili; atëherë duhet ta luash ndeshjen. Dhe kur fillon ndeshja, atëherë mendon për emocionet që të duhen për lojën. Kjo është pak a shumë mënyra si do ta përshkruaja.” – deklaroi trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany. (Safet Ademi, TVM2)
