Bardhi me Konyasporin në finale të Kupës së Turqisë

06.05.2026 15:12

Konyaspori ka kaluar në finale të Kupës së Turqisë...

Konyaspori ka kaluar në finale të Kupës së Turqisë me gol të mesfushorit shqiptar, Enis Bardhi. Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Bardhi, e shënoi golin e fitores në minutën e 98-të. Ai realizoi nga penalltia, ndërsa Konyaspori fitoi 1:0 ndaj Beshiktashit në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.

Ndeshja gjysmëfinale u zhvillua në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll.

Finalja e sivjeme e Kupës së Turqisë, me 22 maj do të luhet në Antalia, ndërsa skuadra e Bardhit – Konyasport do të kërkojë vetëm trofeun e dytë në historinë e tyre.