Tre shqiptarë në “Ekipin e Javës” në Zvicër
Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në kampionatin zviceran...

Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në kampionatin zviceran të futbollit. Në xhiron e 35-të të Superligës zvicerane shkëlqyen tre futbollistë shqiptarë, një nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Kosova.
Në fakt, faqja e specializuar për statistika dhe vlerësime të lojtarëve “Sofascore”, i ka përfshirë mbrojtësit Ezgjan Alioski dhe Kreshnik Hajrzi si dhe mesfushorin Benjamin Kololli në formacionin ideal të javës.
Mbrojtësi shqiptar nga Prilepi, Ezgjan Alioski bëri paraqitje solide për Luganon në fitoren 1:0 me Young Boys ndërsa u vlerësua me notën 7.9.
Mbrojtësi i qendrës i Sionit Kreshnik Hajrizi shkëlqeu në fitoren 0:3 në udhëtim ndaj St. Galenit dhe, Sofascore e vlerësoi me notën e lartë – 7.9. Kurse, mesfushori Kololli e mori notën 7.7 në mesfushë pas paraqitjes mbresëlënëse për Sionin në fitoren 0:3 ndaj St. Galenit. Ai për golin e shënuar për 0:1 morri notën 8.3.
