Kupa Europiane e EHF-së, Vardari e mbylli me fitore Ligën e Evropës
Skuadra e Vardarit, nuk pati forcë për të anuluar 10 gola diferencë nga ndeshja e parë me Monpelje. Këta garat evropiane I përfunduan me fitore por megjithatë nuk ja dolën të kualifikohen për në turneun përfundimtar të Ligës së Evropës...

Hendbollistët e Vardarit patën një paraqitje të mirë kundër Montpellier-it në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Evropës, por fitorja 27:24 nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar kualifikimin në turneun përfundimtar në Hamburg.
“Kuqezinjtë” javën e kaluar u përballën me shumë fatkeqësi dhe humbën me plot dhjetë gola diferencë, ndaj ndeshja e mbrëmshme ishte një sfidë e madhe për të arritur një rezultat që do t’i çonte në tureun përfundimtar të njohur si “final four”.
Të përzgjedhurit e Çupiç fituan pjesën e parë me 17:12, ndërsa në pjesën e dytë në disa raste kishin edhe epërsi prej shtatë golash.
Megjithatë, Montpellier nuk lejoi që të krijohej dramë në Shkup, e zvogëloi një pjesë të diferencës dhe më pas e kontrolloi ndeshjen deri në fund. Malus me gjashtë gola ishte golashënuesi më i mirë te Vardari, ndërsa portieri Ëallach pati 18 pritje.
Në turneun final përpos Montpellier u kualifikuan edhe ekipet e Kiel, Melsungen dhe Flensburg. (Safet Ademi, TVM2)
