NBA, Oklahoma dhe Detroit avansojnë me 1:0 në fitore

06.05.2026 15:55

Kampioni aktual Oklahoma dhe Detroit, nisin me fitore gjysmëfinalet e play-off-it në konferencat përkatëse. Këta anë avansuar 1:0 në serinë prej 4 fitoreve nga 7 ndeshje...

Skuadra kampione aktuale e NBA-së, Oklahoma City Thunder dominoi ndaj Los Angeles Lakers, duke fituar bindshëm 108-90 dhe duke marrë kryesimin në seri e fitoreve në Konferencën e Perëndimit.

Kampionët në fuqi treguan superioritet gjatë gjithë takimit, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Protagonisti kryesor për Oklahoma-n ishte Chet Holmgren, i cili udhëhoqi skuadrën me 24 pikë, duke qenë vendimtar në fitoren e thellë të ekipit të tij.

Nga ana tjetër për Lakers, LeBron James realizoi 27 pikë, por kontributi i tij mbeti i pamjaftueshëm për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Oklahoma vazhdon të fitojë në “play off”, kun ë pes ndeshje ka po aq fitore. 

Në Konferencën e Lindjes, Detroiti shfrytëzoi maksimalisht faktorin fushë, duke mposhtur Cleveland Cavaliers me rezultatin 111-101 dhe duke kaluar në avantazh 1-0 në seri.

Ndeshja ishte përgjithësisht e balancuar, por diferencën e bëri loja kolektive e vendasve. Gjashtë lojtarë të Detroit, që është skuadra me përpjestimin më të mirë në lindje, realizuan mbi 10 pikë secili.

Më i disponuar për lojë ishte Cade Cunningham, që ndeshjen e përfundoi me 23 pikë. Seritë mbeten të hapura dhe ndeshjet e ardhshme që do luhen në Oklahoma dhe Detroit, pritet të sjellin edhe më shumë rivalitet, ndërsa skuadrat synojnë një vend në finalet e konferencave.