Maqedoni

Lodra për fëmijët e “Lagjes së trimave”

09.06.2015 16:27

Pas konfliktit të para një muaji, sot për herë të parë tek fëmijët e “Lagjes së trimave” për një çast u kthye hareja e lumturia...

Në njërin nga oborret e shtëpive të lagjes, Këshilli i Emergjencës ndau një donacion me lodra për fëmijë.  
 
Ndërkohë që edhe më tej për popullatën e dëmtuar në “Lagjen e trimave” vazhdojnë të arrijnë ndihma financiare si nga vendi po ashtu edhe nga diaspora shqiptare. Donacioni fundit i arritur është nga Danimarka.
 
Nga ana tjetër, rregullimi i kanalizimit në “Lagjen e trimave”, i filluar ditë më parë, pritet të përfundojë së shpejti. Këtë na e konfirmoi zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike “Vodovod”, Faruk Aliti, i cili kishte ardhur për së afërmi të përcjellë punimet në këtë projekt. 
 
Në “Lagjen e trimave”, një muaj pas konfliktit të armatosur po bëhen përpjekje të pareshtura për normalizimin e jetës. 
 
NEXHAT AQIFI