Maqedoni
Hetime për rieksport të karburantit, Mickoski paralajmëron përgjegjësi
06.05.2026 17:29
Institucionet janë pranë vërtetimit të indikacioneve të rieksportimit të karburantit...

Institucionet janë pranë vërtetimit të indikacioneve të rieksportimit të karburantit nga vendi ynë në vendet fqinje. Nëse vërtetohen abuzime, do të kërkohet përgjegjësi, thotë kryeministri.
“Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kemi informacione të cilat po analizohen dhe jemi afër përgjigjes, ndërsa jemi afër që e njëjta të dëshmohet dhe nëse e njëjta dëshmohet, është fillimisht jo etike. Lirimin ne e sigurojmë për qytetarët në bisedime bilaterale me OKTA-n, dhe jo për rieksportim në vende fqinje, prandaj nuk është në rregull. Konform ligjeve dhe procedurave, ata që e kanë bërë këtë vepër do të kenë përgjegjësi.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
