FSSh dhe Fakulteti i Farmacistë në Shkup nënshkruajnë memorandum-bashkëpunimi

09.06.2015 16:45

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë dhe Fakulteti i Farmacistë në Shkup kanë nënshkruar memorandum-bashkëpunimi...

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë dhe Fakulteti i Farmacistë në Shkup kanë nënshkruar memorandum-bashkëpunimi, që ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve të dy institucioneve nëpërmjet bashkëpunimeve që do të realizohen në fusha të ndryshme, si në zhvillim të projekteve hulumtuese përmes grupeve punuese profesionale të fondit dhe punimeve posdiplomike, nga ana e studentëve të punohet në projekte aplikative, aktivitete konsensuale dhe shërbimeve profesionale, aktiviteteve edukative, si p.sh. pjesëmarrje nëpër seminare e kështu me radhë.

“Nënshkrimi i memorandumit të sotshëm dëshmon bashkëpunim reciprok, ku do të zhvillohet ndërmjet Fondit dhe Fakultetit të Farmacistë, me këtë do të angazhohemi që të përforcojmë kapacitetet e përbashkëta analitike përmes projekteve hulumtuese, analizave dhe përmes praktikave sa i përket lëmisë së farmacistë. Rezultati i cili do të jetë për zgjedhjen e vendimeve më të mira të mundshme, mund dhe do të vihet në kornizë të mjeteve financiare që ne i disponojmë si fond”- deklaroi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Orhan Ramadani.

“Me këtë memorandum do të punojmë në përforcimin e kapaciteteve të dy institucioneve, përmes bashkëpunimit të  projekteve të ndryshme hulumtuese dhe organizimin e seminareve të përbashkëta. Në të njëjtën kohë, së bashku me profesorët e këtij fakulteti dhe me grupin e ekspertëve të fondit, do të mundësojmë bashkëpunim në nivel të lartë”- tha drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Stefanofski.

Dekanja e Fakultetit të Farmacisë, Svetlana Kulevanova, theksoi se fakulteti është i gatshëm që t’i japë në shërbim potencialet e saj, që kanë të bëjnë me resurset njerëzore, kuadrin shkencor dhe i ekspertëve kushtet hapësinore, me qëllim të realizimeve të projekteve. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)