Barazim në Munih, PSG-ja në finalen e madhe të kampionëve

07.05.2026 11:25

Pas një spektakli në Paris...

Pas një spektakli në Paris, ku u shënuan 9 gola në fitoren e PSG-së me 5:4, në ndeshjen e kthimit të luajtur në Munich, nuk pati fitues dhe ajo përfundoi me barazimin 1:1. Kampionët aktual PSG, avansuan në minutën e tretë me golin e shënuar nga Ousmane Dembele, ndërsa “bavarzët”, barazuan rezultatin me golin e Harry Kane, të shënuar në minutën e 4 të kohës plotësuese.

Parisi për herë të tretë luan në finalen evropiane. Për herë të parë luajti në vitin 2020, kur u mposht pikërisht nga Bayerni.

“Para së gjithash, komplimente dhe urime. Mendoj se luajtëm në nivel të barabartë me Paris Saint-Germain, siç bëjmë gjithmonë. Janë gjithmonë ndeshje jashtëzakonisht të vështira, jo vetëm për ne por edhe për ta. Këto ndeshje vendosen gjithmonë nga detajet. Besoj se, në futboll dhe në jetë, gjithmonë duhet të shikosh veten dhe të shohësh ku mund të përmirësohesh. Kjo është gjithmonë e rëndësishme.” – tha trajneri i Bajernit tw Munihut, Vincent Kompany.

“Sipas mendimit tim, është e qartë: ky është një moment për t’u shijuar. Ishte një ndeshje e nivelit shumë të lartë. A ju kujtohet çfarë thashë pas ndeshjeve të fazës së grupeve të këtij turneu? Ju thashë se nuk ka ekip më të mirë se ne, pavarësisht gjithë kritikave dhe dyshimeve nga të gjithë. Por ne vazhduam të ecim përpara dhe treguam se i përkasim majës. FC Bayern Munich ishte një kundërshtar fenomenal, vërtet i klasit botëror. Dhe tani do të përballemi me Arsenal F.C., një nga ekipet më të mira këtë sezon.” – deklaroi trajneri i PSZh-sw, Luis Enrique.

Finalja  e edicionit të 71-të, të Ligës së Kampionëve  PSG – Arsenal do të luhet më 30 maj në “Pushkash Arena” bë Budapest. "Topxhinjët", deri në finale erdhën pa humbje. Në 14 ndeshje kanë 11 fitore dhe 3 barazime me golaverazhin 29-6, ndërsa PSG-ja, deri në finale luajti dy ndeshje me shumë, duke shënuar 10 fitore 4 barazime dhe 2 humbje me golaaverazhin 44-22. (Safet Ademi, TVM2)