In Memoriam - Sami Ademi

07.05.2026 12:17

Mbrëmë u shua një zë i veçantë i gazetarisë sportive...

Mbrëmë u shua një zë i veçantë i gazetarisë sportive. U nda nga jeta kolegu ynë, Sami Ademi.

Familja Ademi dhe ne kolegët në TVM2 humbëm një njeri të dashur dhe shumë të respektuar, ndërsa gazetaria në vend dhe rajon humbi një doajen të gazetarisë sportive dhe një profesionist të madh.

TVM2 u shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të Sami Ademit.

Ekrani ynë nuk humbi vetëm një gazetar, por një emër që i dha shpirt fjalës sportive. Varrimi i të ndjerit do të bëhet  sot në orën 13:00 në varrezat e Butelit në Shkup.