NBA, San Antonio mund pa probleme Minesotën
San Antonio Spurs u kundërpërgjigjën në mënyrën më të mirë...

San Antonio Spurs u kundërpërgjigjën në mënyrën më të mirë pas humbjes së parë ndaj Minnesota Timberwolves, duke triumfuar me rezultat të thellë 133-95 dhe duke barazuar në 1-1 serinë gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit.
Skuadra nga San Antonio, dominoi po thuajse tërë ndeshjen, ndërsa dallimin më të madh në pikë e bënë në çerekun e dytë dhe në pushim shkuan me 59:35 dhe në këtë interval Minnesota e luajti gjysmëlojën më të dobët në këtë sezonë.
Në kohë të njëjtë pas saj humbje me 30 pikë diferencë nga L.A Lakers në vitin 2003, kjo ishte disfata më e madhe e Minnesotës në historinë e tyre e pësuar në “play off”. Ndeshja e tretë, do të luhet të premtën në Minneapolis.
Në Konferencën e Lindjes, New York Knicks fitoi edhe takimin e dytë ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 108-102, duke marrë avantazhin 2-0 në seri.
Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe me rivalitet deri në sekondat e fundit. Philadelphia në çerekun e katërt shënoi vetëm 12 pikë. Për skuadrën nga Nju Jorku u dalluan Jalen Brunson me 26 pikë, ndërsa për Philadelphian më i miri ishte Tyrese Maxey me 26 pikë. Seria prej 4 fitoreve tani transferohet në Philadelphia. (Safet Ademi, TVM2)
