Kupa e Maqedonisë, Shkëndija dhe Sileksi për të shpëtuar sezonin

07.05.2026 13:01

Pas një rrugëtimi të gjatë janë mësuar dy ekipet...

Pas një rrugëtimi të gjatë janë mësuar dy ekipet që do të diskutojnë trofeun e dytë në futbollin vendor. Shkëndija dhe Sileksi është finalja e Kupës së Maqedonisë në futboll  për edicionin 2025-26.

Të dyja këto skuadra në këtë kompeticion të garave peshojnë vetëm katër tituj – të dyja nga dy tituj  të fituar me gjithsej 9 finale të luajtura nga të dyja, me atë që Shkëndija, ka 5 finale të luajtura.

Skuadra tetovare, tani më 8 vite është duke pritur trofen e dytë sipas vlerës në futbollin vendor. Këta në 2018 në finalen  e madhe  me 3:0 e mundën Pelisterin, ndërsa dy vjetë më herët në sezonin 2015/16 e kishin mundur me 2:0 Rabotniçkin.

Pasi u mundën nga Makedonija Gj.P në finale e katër vjet më parë veriorët e drejtuar nga Aleksandar Vasovski, duan ta shpëtojnë sezonin. Ata shkojnë për herë të pestë në finale të Kupës, duke synuar ta bëjnë të vetën atë.

Sileksi e ka fituar dy herë këtë trofe, në sezonet 1996-97 dhe 2020-21. Ndërkohë, përveç këtyre dy finaleve të fituara, Sileksi ka provuar të luajnë (si humbës) edhe në finalet e sezoneve 1994-95 dhe 2021-22. (Safet Ademi, TVM2)