Sektori për Kontroll të Brendshëm i MPB-së: Të arrestuarit në Kumanovë morën ndihmë mjekësore

09.06.2015 17:09

Sektori për Kontroll të Brendshëm dhe Standarde Profesionale, në kuadër të MPB-së ka dalë sot me raport lidhur me aksionin policor më 9 dhe 10 maj në “Lagjen e trimave” në Kumanovë...

"Në këtë rast është konstatuar se aksioni është zbatuar në pajtim të një plani të thuktë dhe anekseve të planit, i realizuar përmes shtabit të veçantë të formuar për komandimin dhe koordinimin e aksionit në terren. Meqë janë plotësuar të gjitha kushtet për përdorimin e mjeteve për detyrim në pajtim me rregullativën ligjore, me qëllim të refuzimit të sulmit të drejtpërdrejtë me armë zjarri dhe mjete shpërthyese mbi nëpunësit policor, si dhe për shkak të tërheqjes së nëpunësve policorë të plagosur dhe të vdekur, me urdhrin e shtabit është përdorur armë zjarri, si dhe lloje të veçanta të armëve, mjeteve shpërthyese dhe automjete të blinduara me të cilat disponojnë njësitet në pajtim me formacionin"- thuhet në kumtesën e MPB-së.

Gjithnjë sipas kësaj kumtese, nga ana e pjesëtarëve të njësiteve speciale me etapa, në mënyrë sistematike janë pushtuar pozitat e grupit të armatosur deri në neutralizimin e tij përfundimtar, më 10 maj 2015.

Po ashtu sektori ka vlerësuar se veprimi i nëpunësve policorë nga njësitet e veçanta ka qenë i domosdoshëm, si edhe përdorimi i mjeteve për detyrim armë zjarri, si masë e veçantë ligjore ndaj grupit të armatosur, kur të gjitha bazat e tjera ligjore janë shfrytëzuara, me qëllim që të refuzohet sulmi i drejtpërdrejtë mbi ta me armë zjarri të përforcuara nga grupi i armatosur, ndërsa në pajtim me nenin 89 të Ligjit për Policinë.

Po ashtu, SPB Shkup konstaton se procedura e përgjithshme e privimit nga liria është zbatuar në pajtim me normat ligjore.

"Personat të cilët janë privuar nga liria janë ndaluar në stacionin policor, janë njoftuar për shkaqet për privim nga liria, si dhe për veprën për të cilën ngarkohen, për të drejtën e heshtjes, të drejtën e informimit të familjes apo ndonjë personi tjetër, të drejtën e mbrojtësit dhe të drejtën e kontrollit mjekësor. Gjithashtu nga ana e nëpunësve policorë është respektuar edhe afati ligjor për kohëzgjatjen e mbajtjes së personave dhe asnjëri prej personave nuk ka theksuar kurrfarë vërejtje në lidhje me veprimin e nëpunësve policorë gjatë mbajtjes në stacionin policor"- nënvizohet në kumtesë.

“Sektori ka bërë kontroll edhe për rrethanat e arratisjes së njërit prej pjesëtarëve të arrestuar të grupit të armatosur, me ç'rast është konstatuar se nëpunësit policorë të cilët kanë qenë të obliguar për ruajtjen dhe sigurimin e personit të provuar nga liria për veprën penale "terrorizëm", në rastin konkret kanë vepruar në mënyrë joprofesionale dhe në kundërshtim me procedurën policore në raste të këtilla, duke e lënë personin pa mbikëqyrjen e domosdoshme, prandaj ndaj këtyre nëpunësve policorë është propozuar ngritje e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore deri te Komisioni kompetent Disiplinor"- thuhet në kumtesën e MPB-së. (Meral Ismaili, TVM2)