Zgjedhjet e 7 qershorit, Kurti: Do ta përsërisim rezultatin e 28 dhjetorit
Kryeministri Albin Kurti sërish e ka bërë fajtore opozitën...

Kryeministri Albin Kurti sërish e ka bërë fajtore opozitën për shkuarjen e Kosovës në zgjedhje të jashtëzakonshme. Njëherësh Kurti thekson se Lëvizja Vetëvendosje po shkon drejt zgjedhjeve të 7 qershorit për ta përsëritur rezultatin e 28 dhjetorit, kur kjo parti fitoi mbi 51% të zgjedhjeve.
“8 dhjetori nuk ishte para pesë vitesh, por ishte para katër muajve, rrjedhimisht nuk mund të themi që kemi një situatë krejtësisht të re, kemi zgjedhje të përsëritura që nuk ka qenë e thënë të mbahen, mirëpo meqë bojkotoi opozita, meqë nuk dëshironte të ishte as minimalisht konstruktive, ja po shkojmë edhe një herë drejt 7 qershorit për ta përsëritur e tejkaluar 28 dhjetorin.”, - deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti njëherësh theksoi se ditëve në vijim do t’i thërrasë organet partiake për të vendosur rreth përpilimit të listës së kandidatëve për deputet, duke i përfshirë edhe partnerët e koalicionit Guxo, Alternativa dhe PShDK.
Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim në parim për bashkëpunim me ish-presidenten Vjosa Osmani, derisa PDK dhe AAK kanë bërë të ditur se do të garojnë të vetme.
Listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit duhet të dorëzohen në KQZ deri më 12 maj. (Gyltene Sinani, TVM2)
