Obama: Lufta kundër ISIS-it është pa “strategji të plotë”

09.06.2015 17:22

Presidenti amerikan, Barack Obama, e pranoi se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që lufton kundër militantëve të ISIS, është pa një “strategji të plotë”...

Obama theksoi se fajtor për këtë është numri i pamjaftueshëm i forcave të sigurisë të rekrutuara në Irak.

“Nuk e kemi ende një strategji të plotë, sepse kjo kërkon angazhim nga ana e irakianëve. Të gjitha vendet në koalicionin ndërkombëtar janë të gatshme të bëjnë më shumë për të trajnuar forcat e tyre të sigurisë”- tha Obama.

Shtimi i fuqisë luftarake të trupave irakiane nuk ka qenë një sfidë e lehtë për Shtetet e Bashkuara që mbështeten shumë tek forcat lokale për zmbrapsjen e terroristëve të ISIS-it, në duart e të cilëve janë sot qytete të rëndësishme, si Ramadi e Mosuli.