Botë

Ukrainë: shpërthen depoja e karburantit, vdesin disa zjarrfikës

09.06.2015 17:23

Ministri i Brendshëm ukrainas, Arsen Avakov, ka thënë se një shpërthim i fuqishëm ka lënë të vdekur disa zjarrfikës...

Ministri i Brendshëm ukrainas, Arsen Avakov, ka thënë se një shpërthim i fuqishëm ka lënë të vdekur disa zjarrfikës, numri i të cilëve nuk është konfirmuar ende, zjarrfikësit po mundoheshin që të vinin nën kontroll një zjarr që shpërtheu në një depo karburanti.

Avakov, njoftoi se zjarri shpërtheu në qytetin e Vasylkiv, 30 kilometra larg Kievit.

Shërbimi i emergjencës thotë se 6 zjarrfikës po trajtohen, pasi kanë pësuar djegie të thella.

Ndërkaq, raportohet se 9 zjarrfikës të tjerë janë të zhdukur. Zjarri filloi në një rezervuar karburanti dhe u shpërnda në tetë të tjera. Për shkuarjen e këtij zjarri kanë marrë pjesë 300 zjarrfikës.

FARIJE DAUTI-BAKIJU