Çair, largohen veturat e vjetra, lirohen parkingje
Komuna e Çairit nga sot ka filluar aksion...

Komuna e Çairit nga sot ka filluar aksion për lirimin e vendparkingjeve, duke larguar veturat e shkatërruara dhe të braktisura. Për vite me radhë vetura të braktisura kanë uzurpuar trotuaret, parkingje dhe lagje të tëra duke krijuar kaos, papastërti dhe revolt te banorët.
Në një konferencë për shtyp, Mexhiti njoftoi se përmes këtij aksioni po rikthehet hapësira publike te qytetarët.
“Po arrijmë të lirojmë mbi 200 vendparkime për qytetarët e Çairit. Ky aksion ka dimensione të rëndësishme, praktik dhe ekologjik, praktikisht po zgjidhim një problem real të qytetarëve në mungesën e parkingjeve, ekologjikisht po largojmë mbetje metalike dhe automjete që prej vitesh ndotin ambientin, lëshojnë vajra, substancë toksike dhe dëmtojnë imazhin e lagjeve tona.”, - deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Mexhiti bëri të ditur se prej sot ka filluar aksioni ekologjik disa ditorë në të gjithë territorin e Çairit, do të ketë pastrim të hapësirave publike, largim të mbeturinave dhe aktivitete për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve. Mexhiti ftoi qytetarët të bëhen pjesë e këtij aksioni. (Arlinda Baftiu, TVM2)
