Maqedoni

Dita e Evropës, reagojnë partitë, Filipçe: Mickoski largon vendin nga BE-ja

09.05.2026 16:16

Në ditën e Evropës, aty ku pretendojnë aspiratat e shtetit, vijnë reagimet e partive politike për ngecje të procesit eurointegrues....

Në ditën e Evropës, aty ku pretendojnë aspiratat e shtetit, vijnë reagimet e partive politike për ngecje të procesit eurointegrues. Kreu i LSDM-së Filipçe akuzon udhëheqësin e qeverisë për izolim të vendit dhe bllokim negociatash me BE-në. Sipas tij, vendit tonë i mungojmë vlerat evropiane, sidomos në fushën e gjyqësorit. Ai theksoi se Mickoski gjatë periudhës parazgjedhore kishte premtuar anulimin e Marrëveshjes së Prespës, rikthimin e emrit të vjetër kushtetues dhe prishjen e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, por se kjo nuk ka ndodhur pas marrjes së pushtetit.
 
“Në ditën e Evropës mund të kishim pasur më shumë arsye për të festuar, shembull si Mali Zi, që shkon përpara, që hap kapitujt dhe si vend në fund të vitit do të bëhet anëtarë i BE-se. Për fat të keq na udhëheq grup i organizuar kriminal në krye me Hristijan Mickoskin, i cili dëshiron që vendi të mbetet në izolim, të mos ketë reforma, të mos ketë gjyqësor evropian, gjykatës dhe prokurorë evropian, të mos ketë qytetarë të lumtur... Në këtë ngjarje, në ditën e Evropës, Hritijan Mickoski duhet të jetë person non-grata.”, - u shpreh lideri i LSDM-së, Venko Filpçe.
 
Ndërkohë kryeministri Mickovski i përgjigjet akuzave të kreut të LSDM-së Venko Filipçe. Ai bëri thirrje për unitet, jo në urrejtje, por në luftën e përbashkët për një jetë më të mirë. Mickovski akuzoi opozitën se refuzon të gjitha bisedimet për zgjidhjen e çështjeve shtetërore, dhe megjithëse flasin për integrimin evropian, refuzojnë të miratojnë ligjet nga agjenda e reformave.
 
ASh e Taravarit: VLEN nuk bëri asgjë drejt integrimit
 
Në ditën e Evropës, nga ASh-ja e Taravarit përkujtojnë koalicioni VLEN se qe zotuar që ndryshimet kushtetuese do të realizoheshin menjëherë pas konstituimit të kuvendit, që janë kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Premtimi nuk u mbajt edhe pas 22 muajsh qeverisje, thonë nga ky subjekt politik.
 
“Ata vërtetë sot po bashkohen në një subjekt të vetëm politik, pikërisht në datën kur edhe vendet e Basshkimit Evopian vendosën të bashkëpunonin dhe të bashkoheshin, por një formacion politik si VLEN, nuk ka as kapacitet,as vullnet madje as guximin për të kushtëzuar partnerin e tyre qeverisës për të debllokuar procesin eurointegrues dhe të anëtarësojë vendin në familjen evropiane.”, - u shpreh Daim Luçi nga ASh-ja e Taravarit
 
Ahmeti: Bashkë ta ndërtojmë ardhmërinë Evropiane 
 
Kjo ditë është uruar edhe nga lideri i BD-së, Ali Ahmeti, Me tjerash shkruan se vendi ynë më shumë se kurrë ka nevojë për ruajtjen e orientimit strategjik drejt familjes së madhe evropiane. Integrimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm aspiratë politike, por domosdoshmëri për stabilitet, zhvillim dhe të ardhme më të mirë për qytetarët tanë, vlerësin, Ahmeti.
 
“Le të shërbejë ky 9 maj si moment reflektimi për të gjithë faktorët politikë, që të lëmë anash interesat ditore e populiste dhe të bashkohemi rreth qëllimeve madhore shtetërore.Vetëm me përgjegjësi, bashkëpunim dhe vizion të qartë evropian mund të ndërtojmë një të ardhme të sigurt për vendin tone.”, - shkruan lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU