Botë

Kuvendi i Kosovës, homazhe arkivolit me eshtrat e Isa Biletinit

09.06.2015 18:35

Deputetët e kuvendit të Kosovës janë përulur sot para eshtrave të gjeneralit të lirisë, Isa Boletit, pasi arkivoli i tij është vendosur në hollin e Kuvendit...

Paraprakisht me intonimin e himnit kombëtar dhe atij të Republikës së Kosovës u mbajt seanca e kuvendit në nderim të heroit kombëtar. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se deputetët dhe i gjithë populli janë krenar me nderimet shtetërore që po i bëhen heroit kombëtar, Isa Boletinit.
 
Eshtrat e gjeneralit të Ismail Qemalit, Isa Boletinit, paraprakisht kanë qëndruar në Vlorë, Prizren dhe Isniqit për t’u vendosur dje në Prekaz, te kulla e Adem Jasharit, ku shumë qytetarë, në mënyrë të organizuar dhe individuale, kanë bërë homazhe. Në përcjellje të eshtrave të heroit kombëtar ishin edhe pjesëtarët e FSK-së.
 
“Ne si FSK i kemi marrë të gjitha masat që nga marrja e eshtrave dhe dorëzimi i tyre, me datën 10 të kryhet në mënyrë sa më dinjitoze”- deklaroi Enver Cikaqi nga FSK.
 
Pas rreth një shekulli, Kosova dhe ne si familje po e kryejmë amanetin, thekson Gazmend Boletini, nipi i Isa Boletinit.
 
“Emocionet dhe ndjenjat janë të papërshkrueshme si për familjen ashtu edhe për popullin e Republikës së Kosovës dhe gjithË shqiptarët kudo që janë”- tha Gazmend Boletini.
 
Eshtrat e gjeneralit me plis, Isa Boletinit, nga Prishtina do të udhëtojnë drejt Mitrovicës, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, ku pritet që mijëra shqiptarë t’i japin lamtumirën e fundit gjeneralit të pavarësisë, Isa Boletinit. 
 
GYLTENE SINANI