Botë
Katër të vrarë në përleshjet në Turqinë Juglindore
09.06.2015 19:03
Katër persona sot e kanë humbur jetën në Dijabekir në përlehsjet që shpërthyen pas vrasjes së udhëheqësit të një organizate humanitre islamiste...

Katër persona sot e kanë humbur jetën në Dijabekir në përlehsjet që shpërthyen pas vrasjes së udhëheqësit të një organizate humanitre islamiste në këtë qytet në Turqinë Juglindore, njoftuan mediat turke.
Përleshjet i konfirmuan edhe burime nga forcat turke të sigurisë, por nuk njoftuan më shumë hollësi për gjithë ngjarjen.
Mediat publikuan se përlehsjet kanë filluar kur pas vrasjes së Ajtaç Baranit para selisë së organizatës së tij humanitare "Jeni Ihja Der", në vendin e incidentit janë mbledhur më shumë anëtarë të organizatës, me ç'rast sipas dëshmitarëve, një pjesë e tyre kanë shtënë në ajër nga armë zjarri dhe kanë sulmuar disa ekipe të gazetarëve. Sipas informatave të pakonfirmuara, me ç'rast janë lënduar të paktën tre gazetarë.
Internet edicioni i gazetës "Dejli Sabah" publikoi se sipas informatave të pakonfirmuara Barani është vrarë nga pjesëtarë të Partisë Punëtore Kurde (PKK).
Organizata humanitare "Jeni Ihja Der" është e lidhur me Partisë islamiste kurde të kauzës së lirë (Huda-par) e cila është rival kryesor politik i Partisë demokratike të popujve (HDP).
Incidenti po ndodh vetëm dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Turqi, në të cilat HDP-ja kurde për herë të parë arriti ta kalojë pragun zgjehdor dhe të sigurojë hyrje të drejtpërdrejtë në Kuvendin turk.
Të premtën në Dijabekir janë vrarë tre persona gjatë shpërthimit në tubimin parazgjedhor të HDP-së. Lideri i HDP-së, Selahatin Demirtash akuzoi se pas sulmit qëndrojnë pjesëtarë të grupit Shteti Islamik./mia
