Botë

Pesë të vdekur nga zjarri në Ukrainë

09.06.2015 19:39

Zyrtarët kanë bërë të ditur se zjarri masiv në një depo karburanti pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev...

Zyrtarët kanë bërë të ditur se zjarri masiv në një depo karburanti pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, ka vrarë pesë persona, përfshirë tre zjarrfikës, të cilët janë zhdukur pasi flakët kanë shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.
 
Oleksandr Turchynov, zyrtar i lartë i sigurisë, ka thënë se shpërbimet emergjente kanë arritur të frenojnë zjarrin dhe se nuk ka ndonjë kërcënim për përhapje të tij.
 
“Zjarrfikësit e kanë situatën nën kontroll”, ka thënë Turchynov.
 
Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov, ka thënë se kriza do të zgjidhet plotësisht gjatë 12 orëve të ardhshme.
 
Zjarri ka ndodhur në deponë pranë Vasilkivit, rreth 30 kilometra nga Kievi./evropaelire