Futboll

Balotazhi i Botërorit 2027, Llazarov: Këto janë ndeshje vendimtare

11.05.2026 13:46

Përfaqësuesjae Maqedonisë nëhendboll për meshkuj ka vazhduar mini- përgatitjet...

Përfaqësuesjae Maqedonisë nëhendboll për meshkuj ka vazhduar mini- përgatitjet për ndeshjen e balotazhit me Sllovakinë e vlefshme  për kualifikim në Kampionatin Botëror 2027.
 
Ekipi përfaqësues të enjten do të luajë  ndeshjen e parë në transfertë në qytezën Preshov,ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet në Shkup  katër ditë më vonë.Maqedonia gëzon rolin e favoritit në këtë përballje me dy ndeshje, por trajneri Kiril Lazarov është  kërkon nga hendbollistët e tij të jenë tëkujdesshëm para këtyre du takimeve.
 
“Balotazhi për Kampionatin Botëror. Kemi një përvojë të madhe në stafin teknik edhe te një pjesë e hendbollistëve. Pavarësisht kundërshtarit, këto janë ndeshje vendimtare dhe luhen nën presion të madh. Kemi respekt për përfaqësuesen e Sllovakisë. Ata kanë ndërtuar një sistem të mirë. Nuk kanë individë që dallohen shumë, por funksionojnë mirë si ekip. Janë shumë të harmonizuar. Kemi respekt dhe nuk do të jetë aspak lehtë, për këtë jemi të vetëdijshëm”, deklaroi trajneri i Maqedonisë, Kire Lazarov.
 
Kampionati Botëror që do të mbahet në Gjermani do të jetë jubilar, i 30-ti me radhë. Kampioni i ri botëror do të sigurojë edhe pjesëmarrje në LOVnë Los Anxhelos 2028.
 
Nga Evropa deri tani kualifikimin për Botërorin 2027 e kanë siguruar nikoqiri Gjermania dhe kampioni aktual botëror Danimarka, si dhe Kroacia, Islanda, Portugalia dhe Suedia sipas renditjes në Kampionatin Evropian të këtij viti. Përmes kualifikimeve javën e ardhshme edhe 10 përfaqësuese të tjera do të sigurojnë pjesëmarrje në Botëror.