Futboll
180 minuta lojë për të vendosur fatin e një edicioni
11.05.2026 11:46
Në këto javët e fundit, në LPFM më interesante kanë qënë ndeshjet...

Në këto javët e fundit, në LPFM më interesante kanë qënë ndeshjet ku luajnë skuadrat e mbijetesës. Sepse ishin pesë skuadra që nuk kishin asgjë të sigurt në renditjen e tyre.
Ndaj edhe në këto dy ndeshjet e mbetura këtu mbetet kurreshtja më e madhe, duke përjashtuar tani Pelisterin që ende të tria mundësitë në dorët e veta duke nisur nga rënia e deri tek mbetja rikete në elitën e futbollit vendor.
Dy javë para fundit të kampionatit Bashkimi 41 dhe Arsimi 40 ,janë dy ekipet që momentalisht ndodhen jashtë zonës së balotazhit dhe ende kanë shanse reale që të sigurojnë statusin në ligën e parë pa ndeshje shtesë edhe për sezonin e ardhshëm. Në javën parafundit, Arsimi do të luajë si mysafir te Sileksi në Kratovë, ndërsa Bashkimi do të jetë nikoqir i Makedonija GJ.P dhe këtu mund të vendoset fati edhe i skuadrës së tretë nga kryeqendra.
Para 180 minutave të fundit vetëm një dihet jo zyrtarisht sipas përllogaritjeve të bëra se ish-kampioni dhefituesi i Kupës në vend Rabotniçki, pas barazimit në ndeshjen e fudit me Brera, zyrtarisht është larguar nga liga e parë. Kështu kjo skuadër për herë të parë që nga hyrja në ligën e parë në sezonin 1998/99, të largohet prej saj.
Nëse eventualisht edhe Makedonija Gj.P, nuk ja del të sigurojë mbetje në elitë, në sezonin e ardhshëm 2026/27, kryeqendra për herë të parë nga pavarësia do ketë vetëm një skuadër përfaqësuese Vardarin.
Në kohë të njëjtë do jetë ky sezoni I parë në të cilin tri skuadra ish kampione të vendit Shkupi, Raboticki dhe Makedonija Gj.P, në një sezon do largohen nga Liga e Parë. Pikërisht kjo skuadër në 180 minutat e ardhshme, së bashku me Shkëndijën do të garojnë për titullin e kampionit. Skuadra tetovare në dy takimet e fundit nga të cilët njërin me Vardarin do të orvatet ta mbajë titullin kampion. Vardari për momentin ka 6 pikë më shum se Shkëndija.
