Futboll

Seferi me Bodrumspor në gjysmëfinale

11.05.2026 16:53

Edhe kjo fundjavë solli paraqitje shumë pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare...

Edhe kjo fundjavë solli paraqitje shumë pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare në kampionatet europiane dhe më gjerë Pozitiv ishte edhe aktivizimi i Taulant Seferit me Bodrumspor.
 
Sulmuesi i kumanovar i kombëtares shqiptare  shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Pendikspor në fazën “Play Off”, duke ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale dhe të mbajë gjallë objektivin për ngjitjen në elitën e futbollit turk.