Futboll

Bajrami shënon gol në Zvicër

11.05.2026 14:00

Adrian Bajrami është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij...

Adrian Bajrami është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Luzern me Servetin e mbylli me barazimin 3:3. 
 
Ishte kjo ndeshje e vlefshme për javën e 36-të, të kampionatit Zvicran. Bajrami në minutën e 73 të ndeshjes u regjistrua në listën e golashënuesve kur barazoi shifrat në 2:2.
 
Për mbrojtësin Bajrami, që sezonin e shkuar luajti tek Benfika, ishte ky vetëm golii dytë i shënuar në 32 ndeshje të luajtura.