Basketboll

Nju Jorku ekipi i parë finalist në Lindje

11.05.2026 14:17

Basketbollistët e Neë York Knicks, për të dytin vit radhazi, u kualifikuan në finalen e play-offit...

Basketbollistët e Neë York Knicks, për të dytin vit radhazi, u kualifikuan në finalen e play-offit të Konferencës Lindore në NBA, pasi eliminuan bindshëm Philadelphia 76ers me 4-0 në seri.
 
Në ndeshjen e katërt të luajtur mbrëmjen mes të dielës dhe të hënës në Filadelfia, Knicks fituan me rezultat të thellë 144-114. Në finalen e Lindjes, Neë York do të përballet me fituesin e takimit mes Detroit Pistons dhe Cleveland Cavaliers, ku rezultati aktual në seri është 2-1 për Detroitin.
 
Minnesota Timberëolves barazuan serinë në 2-2 kundër San Antonio Spurs në raundin e dytë të Konferencës Perëndimore, pasi fituan në palestrën e tyre me rezultat 114-109 në ndeshjen e katërt.